Stinori pranveror rikthehet në fundjavë – ndeshjet e xhiros së 15-të

Superliga 10 Shkurt 2020 22:32

Të shtunën e të dielën zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Me ndeshjet e javës së 15-të fillon stinori pranveror në kampionatin e Kosovës. Në kuadër të javës së 15-të janë disa ndeshje që pritet të ofrojnë hendboll të bukur e cilësor.

Derisa lideri Besa Famgas vlerësohet favorit i madh ndaj Llapit, rivalitet pritet të ketë në Prizren ku takohen Prizreni e Trepça, por edhe në disa ndeshje tjera.

Kanë mbetur të zhvillohen edhe katër xhiro të pjesës së rregullt të kampionatit. Pas xhiros së 18-të, Superliga ndahet në Superligën A, ku garojnë gjashtë skuadrat e para dhe në Superligën B, ku garojnë katër skuadrat tjera.

Në Superligën A skuadrat i bartin pikët vetëm nga ndeshjet e kampionatit të rregullt me skuadrat që po ashtu janë në Superligën A.

Në Superligën A luhen edhe dhjetë xhiro tjera dhe kështu shpallet kampioni.
Edhe në Superligën B skuadrat i bartin pikët e fituara nga ndeshjet me skuadrat tjera të Superligës B. Në Superligën B zhvillohet gara për mbetje në Superligë, ndërsa luhen edhe gjashtë xhiro.

Java 15
Prishtina – Vushtrria
Llapi – Besa Famgas
Drenica – Kastrioti
Prizreni – Trepça
Vëllaznimi – Drita

-->