Stinori vjeshtor përfundon me fitore të favoritëve

Superliga 15 Dhjetor 2019 22:38

Me tri ndeshjet e luajtura të dielën ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Në ndeshjet e javës së 14-të, skuadrat favorite kanë shënuar fitore bindëse. Prishtina fitoi ndaj Llapit me 57:28 për të mbetur nja hap prapa Besa Famgas, kampionit vjeshtor.

Besa e ka përfunduar stinorin me 28 pikë, ndërsa Prishtina në vend të dytë me 26 pikë.

Kastrioti i Ferizajt ka fituar thellë ndaj Prizrenit me rezultat 49:28. Kastrioti ka përfunduar në vend të katërt me 18 pikë, dy më pak se Trepça që është e treta.

Fitore të thellë shënoi edhe Vushtrria ndaj Dritës, me rezultat 44:31. Vushtrria renditet e pesta me 15 pikë.

Prishtina – Llapi 57:28 (26:12)

Prishtina: Fetahu 2, Bajqinovci 8, Beshiri 8, Prekazi 5, Terziqi 9, Ademi 3, Abazi 13, Hoxha 6, Kuleta, Sherifi, Beqiraj 1, Agushi

Llapi|: Mani, Bajrami, Hasani 7, Hoxha 10, Muqiqi 2, Bogujevci, L. Bogujevci 2, Rexhepi 3, Havolli 4

Kastrioti – Prizreni 49:28 (18:13)

Kastrioti: Azemi, Tafarshiku 5, Selmani 3, Bislimi 3, Shabani 8, Jupa 1, Rudari, Mustafa 9, Brahimi, Bytyqi 5, Ramadani 2, Qerimi 1, Syla 4, Esati, Haxhimusa 3, Dugolli 5

Prizreni: Thaqi, Etemi, Koro, Mehmeti 9, Spahija 4, Leka 2, Topalli 3, J. Thaqi, Krasniqi, A. Krasniqi 6, Skenderi 3, Gashi 1, Ahmetaj, Bytyqi, B. Bytyqi, Buqaj

Vushtrria – Drita 44:31 (24:18)

Vushtrria: Pllana, Melenica, F. Jashari 4, Klinaku 4, Musa 4, Krasniqi 32, Emini 1, A. Musa 3, Karaqa 3, Selaci 1, A. Karaqa 8, Miftari 2, Abazxhiku 5, Sadiku 2, Fazliu, Gubetini 6

Drita: Hasani 2, Kurti 4, Latifi 6, Shkodra 10, Sllamniku 7, Asllani, Tosku 1

-->