Strakosha bën lëvizjen e radhës ndaj gazetarit që shpifi për të

Futboll 07 Qershor 2020 10:15

Thomas Strakosha i mban premtimet. Masimo Brambati, ish-futbollist dhe sot komentator sporti, e ka kuptuar këtë më mirë se të gjithë, sepse do të vuajë pasojat e deklaratës së tij për mediet italiane mbi infektimin e portierit shqiptar me koronavirus.

Për gardianin e Lacios ai pati thënë se dëmtimi në gishtin e këmbës ka qenë një mbulim për të fshehur infektimin. Fjalët e Brambatit nuk do të mbeten me kaq, sepse Strakosha nuk i ka harruar.

Mediet italiane raportojnë se portieri kuqezi ka vendosur ta çojë në institucionet e drejtësisë në Itali. Ai ka hartuar një padi për shpifje dhe së shpejti do të merret edhe një vendim. Strakosha do të marrë një dëmshpërblim të majmë financiar për dëmin moral dhe psikologjik.

-->