Suarez del kundër organizimit të Kupës së Amerikës në Argjentinë

Futboll 30 Maj 2021 22:31

Nuk do të zhvillohet vetëm Evropiani gjatë kësaj vere, por edhe Kupa e Amerikës, një kompeticion që do të luhet në Argjentinë.

Situata me COVID-10 në Argjentinë është negative dhe një gjë e tillë e shqetëson jo pak Luis Suarezin.

Bomberi i Uruguait, një prej kombëtareve pretendente për fitimin e trofeut, flet në lidhje me gjendjen e vështirë që është duke kaluar kombi i Diego Maradonës dhe Leo Messit.

“Bota po kalon një moment të vështirë, sidomos Argjentina. Është një nga shtetet që po vuan më shumë prej pandemisë. Sigurisht që na prek fakti që ky kompeticion do të zhvillohet.

Unë jam i mendimit se shëndeti gjithmonë duhet të ketë përparësi me ndeshjet e futbollit. Duhet të përpiqemi ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme“, u shpreh Suarez

Kupa e Amerikës do të filloj më 13 qeshor dhe do të përfundoj më 10 korrik. /Insporti.com/

-->