Suarez drejt largimit nga La Liga, ja ku pritet të shkojë

Futboll 25 Dhjetor 2021 19:51

E ardhmja e Luis Suarez mund të jetë larg Atletico Madridit, klube me të cilin kishte nënshkruar për dy vite.

Me shumë gjasa sulmuesi uruguaian nuk do të rinovojë kontratën me Atleticon, që i skadon në fund të këtij kampionati.

Mundësitë janë që t’i japë lamtumirën kampionëve të Spanjës verën e ardhshme.

Luis Suarez po tundohet nga ideja për të luajtur në MLS, aty ku e kërkon Inter Miami, skuadra në pronësi të David Beckham.

Suarez fitoi titullin e kampionit me Atletico Madridi, pasi Barcelona e liroi si lojtar të panevojshëm.

Ai ka bërë karrierë edhe me klubi si Ajax dhe Liverpool.

-->