Suarez: Është goli më i mirë në karrierën time
Futboll
08 Dhjetor 2019
09:36

Luis Suarez është rikthyer në formën e tij më të mirë në La Liga, shkruan Insporti.com.
Suarez shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Barcelonës ndaj Mallorcas në Nou Camp me rezultat 5:2.
Sulmuesi i Barcelonës e mposhti Manolo Reinan me një goditje befasuese dhe të papritur me thembër pas një aksioni të rrjedhshëm të katalonasve të shtunën në Camp Nou.
“Është goli më i mirë në karrierën time”, tha Suarez pas ndeshjes.
“E dija se ishte një kënd i ngushtë dhe mundësia e vetme që e kisha ishte ta godisja topin me thembër. Ernesto Valverde më thotë nganjëherë se unë i humb shanset më të thjeshta dhe i shënoj ato më të vështira”, shtoi ai.