Suarez mbetet jashtë listës së Barcelonës për ndeshjen ndaj Gironas

Futboll 16 Shtator 2020 14:04

Barcelona do të luajë një takim miqësor ndaj Gironas gjatë ditës së sotme, raporton Insporti.

Trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman ka lënë jashtë listës së të ftuarëve për takimin ndaj Gironas, Luis Suarezin.

Javë më parë, ishte pikërisht Koeman ai i cili kishte njoftuar Suarezin përmes një bisede telefonike se nuk bënte pjesë në planet e tij për sezonin e ri.

Suarez u lidh shumë me një kalim në Juventus por, për shkak të komplikimeve me pasaportën italine ky transfer si duket nuk do të realizohet.

Lista e plotë: Neto, Iñaki Peña, Arnau Tenas, Nelson Semedo, Piqué, Sergio Busquets, Griezmann, Messi, Dembélé, Lenglet, Jordi Alba, Braithwaite, Sergi Roberto, Frenkie de Jong, Junior, Coutinho, Aleñá, Trincao, Pedri, Riqui Puig, Araujo, Cuenca dhe Konrad.

-->