Suarez, Messi dhe Fabregas, ja çka ndodhi në zhveshtore pas ndeshjes

Futboll 21 Shkurt 2018 09:20

Përderisa fotoja e gjeneratës së kadetëve të Barcelonës të gjeneratës 1987 bëri xhiron e botës dje dhe dy prej lojtarëve në atë foto, Lionel Messi dhe Cesc Fabregas si dhe Luis Suarez, tash lojtar i Barcleonës, dikur aktiv në Premier Ligë patën kohë pas ndeshjes të takohen në zhveshtore te stadiumit të Chelseat.

Ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës përfundoi baras 1:1, mirëpo, pas saj Fabregas, Messi dhe Suarez dukeshin në disponim shumë të mirë dhe kishin kohë që të ndërronin batuta.

Përndryshe këta tre futbollistë kanë qenë vitin e kaluar së bashku më pushime në Ibiza dhe janë shokë shumë të mirë edhe jashtë fushës së futbollit.

Lionel Messi në këtë takim shënoi golin e Barcelonës që ishte goli i tij i parë kundër Chelseat pas më shumë se 700 minutave të kaluara në takime me ekipin londinez.

-->