Suarez operohet, mungon katër muaj

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez do të mungojë katër muaj pas një operacioni në gjurin e djathtë.
Luis Suarez i është nënshtruar një operacioni në gjurin e tij të djathtë dhe do të mungojë katër muaj, shkruan Insporti.com.
Suarez pësoi lëndim në ndeshjen e fundit dhe sot është operuar nga doktori i njohur Ramon Cugat.
Suarez, i cili kishte lëndim të njëjtë edhe në edicionin e kaluar, ka luajtur në 23 ndeshje për Barcelonën këtë edicion, duke shënuar 14 gola.
Barcelona është lider i La Ligës së bashku me Real Madridi me 40 pikë.
Klubi katalunas është në bisedime me legjendën e klubit, Xavi Hernandes për të marrë drejtimin e skuadrës, pasi pritet shkarkimi i trajnerit aktual Ernesto Valverde.
Mediet në Spanjë kanë raportuar se Xavi ka pranuar ofertë, por fillimisht ka kërkuar që Valverde të shkarkohet e më pas të bëhet zyrtarizimi i tij. /Insporti.com/