Suarez pak para ndeshjes flet për Xherdan Shaqirin

Futboll 07 Maj 2019 20:31

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka besuar futbollistit shqiptar Xherdan Shaqiri nga minuta e parë, shkruan Insporti.com.

“Redsat” synojnë të rikthehen në Anfield nga disfavantazhi prej 3:0 të pësuar javën e kaluar në Camp Nou nga gjiganti katalunas.

Kjo sfidë do të jetë e veçantë për sulmuesin Luis Suarez, pasi do të rikthehet në ish stadiumin në të cilën shkëlqeu.

Suarez në një intervistë para ndeshjes ka folur për mungesën e Salah, i cili nuk do të paraqitet për shkak të një lëndimi.

Ai ka thënë se Liverpooli edhe pa Salah ka një sulm të frikshëm me futbollistë si Xherdan Shaqiri, Daniel Sturrigde dhe Divock Origi.

“Ai [Salah] është një lojtar shumë i rëndësishëm, është ndër tre më të mirët e botës gjatë dy viteve të fundit. Është një humbje e madhe për ta, por ata kanë lojtarë si Origi, Shaqiri, Sturridge që mund të luajnë. Të gjithë janë lojtarë cilësorë” , ka thënë Suarez.

Ndeshja do të nis prej 21:00. /Insporti.com/

-->