Suarez tregon se a u ndalua palejueshëm

Futboll 20 Shkurt 2018 22:39

Ndërhyrja ndaj Luis Suarez, e cilësuar nga shumë kush si penallti, do të mbetet një nga dilemat te takimit ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës. Menjëherë pas ndeshjes Suarez, i pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështjeje pohoi: “Mbrojtësi pati kontakt me mua dhe ma humbi ekuilibrin. Sidoqoftë kjo është punë e kriterit të gjyqtarit”.

 

Sidoqoftë, pikërisht nga ky aksion, vetëm disa sekonda më vonë Barcelona arrit të shënojë pasi mbrojtja e ekipit të Chelseat ra tërësisht dhe Lionel Messi u gjend në pozitë ideale brenda zonës së vendësve, duke shënuar golin e parë në karrierën e tij kundër ekipit londinez.

-->