Suarezi befason të gjithë me deklaratën pas humbjes turpëruese

Futboll 08 Maj 2019 09:05

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka kërkuar falje për mënyrën se si luajti skuadra e tij në humbjen 4-0 nga Liverpool natën e kaluar.

Uruguajani dhe bashkëlojtarët e tij zbarkuan në ‘Anfield’ me avantazhin e tre golave, por edhe kësaj radhe pësuan eliminim shokues.

Ashtu si ndaj Romës vitin e kaluar, edhe mbrëmë kundër ekipit të Jurgen Klopp, blaugranët u treguan inferiorë në ndeshjen e dytë.

Suarezi pas ndeshjes tha se Liverpooli e bëri mbrojtjen e Barcelonës të dukeshin si fëmijë.

“Kemi për të bërë shumë kritika për veten, është hera e dytë që na ndodh kjo”.

“Nuk mund të bëjmë këto gabime dy vite radhazi, ne duhet t’i japim vrejtje vetes çfarë po bëjmë gabim, duke menduar se gjithçka ka përfunduar”.

“Tifozët nuk e meritojnë këtë, por ajo çka na mbetet është të kërkojmë falje”, potencoi Suarez, i cili dje u fishkëllye nga tifozët e Liverpoolit.

“Në golin e tyre të katërt ata na bënë të dukemi si fëmijë”, theksoi Suarez.