Suarezi flet pasi e gjunjëzoi Interin, zbulon fjalimin e Valverdes

Futboll 03 Tetor 2019 08:44

Luis Suarez ka lavdëruar fjalimin e trajnerit Ernesto Valverde pas pjesës së parë, ku Blaugranët siguruan fitoren e tyre të parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Suarez shënoi dy herë në pjesën e dytë, ku skuadra e Valverdes përmbysi një deficit prej 1-0 në shtëpi ndaj Interit në Camp Nou.

Me mbrojtjen e kampionëve të La Ligës nën presion në pushim, uruguaiani lavdëroi trajnerin për qetësinë në zhveshtore në kohën e pushimit.

“Menaxheri na foli në pushim për çështjet e pjesës së parë. Na tha të jemi më të përqendruar në presingët e Interit, por edhe se si ne duhet ta përdorur topin”, ka thënë fillimisht Suarez pas ndeshjes.

“Kjo është ajo për të cilën kemi këtë menaxher. Ai korrigjon gabimet tona dhe na tregon se si mund të përmirësohemi”.

Megjithë pengesën fillestare, Suarez shtoi se skuadra vazhdon të ruajë vetëbesimin për të arritur qëllimet e tyre këtë sezon.

“Ne jemi skuadra më e mirë në botë. E dimë që jemi gjithmonë nën mikroskop, por kemi mposhtur një rival në Ligën e Kampionëve, dhe ky është një rezultat i madh”.

“Ne vazhdojmë të besojmë tek njëri-tjetri dhe se puna në ekip siguroi rezultatin sonte”, përfundoi ylli uruguaian.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona do luajë ndeshjet vajtje-ardhje me të Ligës së Kampionëve kundër çekëve të Slavia Prague, ndërsa në kampionat luajnë kundër Sevillas, Eibar, Real Madridit, Real Valladolid dhe Levantes në javët e ardhshme.