Suarezi kërkon penalltinë më qesharake ndonjëherë – shikoni pamjet

Futboll 25 Qershor 2019 09:49

Luis Suarez është bërë ‘hit’, për një penallti që e kërkoi në takimin Kili – Uruguaji.

Sulmuesi i Barcelonës e ka kërkuar një penallti kur portieri priti një gjuajtje të tij, shkruan Insporti

Uruguaji e mundi Kilin 1:0 në Kupën e Amerikës, për ta përfunduar si fituese e grupit C fazën e grupeve.

Por, një veprim i Luis Suarezit po bën xhiron në rrjetet sociale.

32-vjeçari pasi portieri ia pret një gjuajtje brenda zonës së rrezikshme, kërkon penallti për prekje të topit me dorë.

Shikojeni në pamjet më poshtë. /Insporti.com/