Suarezi mundohet t’i marrë me të mirë tifozët e Liverpoolit – poston foto në ‘Anfield’

Futboll 07 Maj 2019 11:53

Luis Suarez është rikthyer në ‘Anfield’, kësaj radhe si futbollist i Barcelonës, të cilës iu bashkua pesë vite më parë pikërisht nga Liverpooli.

Sulmuesi uruguaian mezi pret përballjen e sotme për të luajtur sërish në stadiumin e ‘Reds’ dhe këtë e ka treguar edhe përmes një fotoje të postuar në Instagram.

‘’Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në vendin ku ofruan shumë dashuri. Një vend të cilit do t’i jem gjithmonë falënderues gjithashtu’’, shkroi ai.

‘’Gati për të bërë punën time dhe të realizojë ëndrrat e mia!’’.

Por 32-vjeçari realizoi golin e parë në fitoren 3-0 në ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’. Suarez e festoi golin, duke u arsyetuar ishte i një rëndësie të veçantë.

Përveç festimit, ai edhe u kacafyt me lojtarët e Liverpooli, me rëndësi të veçantë Andy Robertson me të cilin qeroi hesapet në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, kundërpërgjigja e tifozëve të Liverpool pritet të mësohen sonte, derisa Suarezi ka thënë se në rast se shënon sonte ai nuk do të festojë.