Suarezi në plan të dytë, Barcelona në ofanzivë për sulmuesin e njohur

Futboll 09 Shkurt 2020 19:33

Barcelona ka zgjedhur kapitenin e Arsenalit Pierre-Emerick Aubameyang si sulmuesin e përshtatshëm për sezonin e ardhshëm.

Mediat franceze shkruajnë se klubi katalonas do të tentojë gjatë merkatos verore të zëvendësojë Luis Suarezin me sulmuesin nga Gaboni.

Drejtuesit e klubit tentuan ta huazonin gjatë merkatos së janarit, por Arsenali nuk pranoi në asnjë mënyrë.

Por, skuadra e teknikut Kike Setien ka nevojë të rifreskohet dhe duke parë stastikat e futbollistit afrikan (57 gola në 92 ndeshje me Arsenalin) konsiderohet si njëri prej elementëve të duhur për të rikëndellur repartin sulmues.

-->