Suarezi ngrit në këmbë ‘Camp Noun’, shënon gol spektakolar

Futboll 06 Tetor 2019 21:38

Luis Suarez ka shënuar gol spektakolar në takimin kundër Sevillas, në kuadër të La Ligas.

Uruguaiani, që shkëlqeu në fitoren ndaj Interit në mesjavë, realizoi gol në mënyrë akrobatike, raporton Insporti

Golin e Suarezit me gërshërë, për epërsinë 1:0 në minutën e 27-të mund ta shikoni në videon më poshtë.

Barcelona më pas i shënoi edhe dy gola të tjerë, për ta thelluar në 3:0 epërsinë ndaj Sevillas.

Për epërsinë 2:0 të katalonasve u përkujdes Arturo Vidal, në minutën e 32-të.

Ndërkaq, për epërsinë 3:0, në minutën e 35-të u përkujdes Ousmane Dembele.