Suedia e publikon listën me lojtarët për ndeshjen miqësore kundër Kosovës

Kombëtarja 09 Dhjetor 2019 21:31

Kosova do të luajë miqësore me Suedinë në Doha të Katarit.

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me kombëtaren skandinave.

Kjo e fundit ka bërë publike listën për ndeshjen e një muaji më vonë, ku nuk ka ndonjë emër të njohur.

Shumica e të ftuarve nga Suedia janë lojtarë që luajnë në kampionatin vendor – pasi skuadrat janë në pushim dimëror.

Ftesa të njëjta pritet të ketë edhe selektori i Kosovës, Bernard Challandes – që pritet të ftojë lojtarë që luajnë në kampionatin vendor.

-->