Sukses tjetër i Kombëtares së Kosovës në hendboll, shpallet më e mira e vitit 2021

Kombëtarja 03 Mars 2022 22:25

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është shpallur më e mira e vitit 2021 në Kosovë në konkurrencë të meshkujve.

Kombëtarja është shpallur më e mira në ceremoninë “Laureatët 2021” që të enjten mbrëma e ka mbajtur Komiteti Olimpik i Kosovës.

Kombëtarja vitin e kaluar kishte një fitore historike dhe një barazim me Rumaninë. Ka pasur edhe rezultate tjera që ia kanë siguruar çmimin kryesor në Kosovë sa i takon ekipeve kombëtare.

-->