Sulejmani njoftoi largimin, “vërshohet” nga ofertat

Futboll 25 Qershor 2019 09:41

 

Shaban Sulejmani ka njoftuar largimin e tij nga skuadra Genç Kalmler, shkruan Insporti.com.

Sulejmani përmes një statusi në rrjetin social, Facebook ka njoftuar largimin e tij nga Genç Kalmler.

Arsyeja e largimit është pasi skuadra nuk arriti të mbijetonte në Ligën e dytë – Perëndim në futbollin e Maqedonisë Veriore.

Mesfushori shqiptar me përvojë të madhe tashmë është bërë synim i disa klubeve të cilat i dëshirojnë shërbimet e tij.

 

Insporti mëson se ai ka pranuar disa oferta nga klube të ndryshme shqiptare nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Një burim i Insportit bën të ditur se Sulejmani brenda pak ditësh do të vendos për të ardhmen e tij.

Kujtojmë se Sulejmani në të kaluarën ka luajtur në Superligën e Kosovës në futboll me skuadrën e Vllaznisë së Pozhoranit.

Ndryshe, Shabani në këmbët e tij ka edhe përvojnë evropiane, pasi ka qenë pjesë e skuadrës së Munchen 1860 në Gjermani.

Më poshtë mund të shikoni skuadrat në të cilat ka luajtur:

Shkupi (MAK) München 1860 (GER) Sloga Jugomagnat (MAK) Itehady Shorta (EGYPT) Skopje (MAK) Lokomotiva (MAK) Rrufeja (MAC) Vrapçiste 1958 (MAC) Dardania Lausanne (ZVICER KF Vëllazërimi 79 (MAK) Metalurg (MAK) Vllaznia Pozhoran (KOSOV) KF Vëllazërimi 79 (MAK) FC Genç Kalemler (MAK)