Sulmohen basketbollistët Buduçnostit: “Vrisni shqiptarët”
Basketboll
22 Prill 2019
22:02

Në Beograd po mbretëron atmosferë e tensionuar. Bëhet fjalë për ndeshjen e serisë finale të play-off-it ndërmjet ekipit serb të Crvena Zvedës dhe atij malazez, Buduçnosti.
Po sa kanë dalë në parket malazezët, tifozët huliganë serbë i kanë fyer, gjuajtur e sharë.
Në një moment, disa tifozë kanë hyrë edhe në terren.
Më pas, basketbollistët e ekipit nga Podgorica janë detyruar të ikin në zhveshtore.
Ata janë quajtur edhe ‘’shqiptari’’. “Vrisni shqiptarët”, janë dëgjuar brohorima nga huliganët kriminelë serbë./Insporti