Sulmohet autobusi i Fenerbahces – aty ndodhet edhe Vedat Muriqi

Futboll 23 Shkurt 2020 21:49

Fansat e Fenerbahces janë revoltuar shumë nga humbja ndaj rivalit të përbetuar, Galatasary me rezultatin 1:3.

Galatasaray triumfoi si mysafir me rezultatin 1:3, me Galatan që tani pas 23 xhirove është në pozitën e dytë me 45 pikë në tabelë, në kampionatin elitar turk. Fenerbahce e Muriqit ndërkaq, ndodhet më poshtë në tabelë – në pozitën e 6-të me 38 pikë.

Me këtë gjendje nuk po mund të pajtohen adhuruesit e klubit turk.

Pas përfundimit të takimit, grupet ultrase të Fenerit kanë sulmuar autobusin e skuadrës duke kënduar kore kundër presidentit të klubit Ali Koc.

“Ali duhet të vijë, ai duhet të jap llogari” – ishin disa nga koret e “Sarı Kanaryalar”.

-->