Sulmohet gjyqtari i Superligës, ky është reagimi i Policisë

Futboll 27 Prill 2019 22:36

Ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Ferizajt ka pasur rrjedhë normale brenda vijave, por jashtë saj ka ndodhur skandali i madh.

Me të mbërritur gjyqtarët në stadium, një ish-zyrtar i klubit të Ballkanit në prani të personave tjerë zyrtarë aktualë të këtij klubi, ka sulmuar gjyqtarin kryesor, Mervan Bejtullahu, shkruan Gazetasheshi.com.

Bejtullahu është kapur për fyti sa që për një moment nuk ka qenë i gatshëm ta zhvillojë fare ndeshjen.

Megjithatë, me kalimin e kohës ai ka marrë veten dhe në fushë është sjell si një profesionist i vërtet pavarësisht presionit nga klubi nikoqir. Madje, duelin e ka fituar skuadra udhëtuese 4:2.

Për këtë shkak, ndeshja nisi me disa minuta vonesë.

Ndërsa, me të përfunduar ajo, Bejtullahu i është drejtuar stacionit policor dhe ka denoncuar rastin.

Për këtë tashmë është njoftuar Policia e Kosovës që ka nisur hetime dhe për këtë do të dalë me një komunikatë.

Ndeshja u drejtua nga Mervan Bejtullahu me asistentët Erduan Baliqi e Elvis Bicaj, teksa i katërti ishte Arben Halilaj.

Image

-->