Sulmuesi 21 vjeçar i 89-shit i prinë listës së golashënuesve të IPKO Superligës së Kosovës

Futboll 23 Shtator 2019 19:47

Sezoni i sivjetmë i Superligës së Kosovës është duke u bërë i “zjarrtë”, javë pas jave.

Gjatë ditës së sotme është mbyllur xhiroja e gjashtë e IPKO Superligës së Kosovës, xhiro e cila ndryshoi liderin e tabelës. Feronikeli pas fitores ndaj Dukagjinit ka rrëmbyer kreun e tabelës me 12 pikë, shkruan Insporti.com.

Edhe në këtë xhiro sulmuesit ishin në formë të lartë, pasi vetëm në këtë xhiro janë shënuar 21 gola.

Sulmuesi më në formë i Superligës në këto xhiro është Arb Manaj. Manaj në tri ndeshja sa i ka zhvilluar, ka arritur të shënojë katër gola me fanellën e 89-shit duke i prirë listës së golashënuesve.

Pas tij, renditet mesfushori i talentuar i Ballkanit Blend Baftiu me tre gola, aq sa ka të realizuara edhe sulmuesi kroat i Gjilanit, Tomislav Busiç. /Insporti.com/

Më poshtë lista e golashënuesve:

  • Arb Manaj (Trepça 89’) 4
  • Blend Baftiu (Ballkani) 3
  • Tomislav Busiç (SC Gjilani) 3
  • Van – Dave Harmon (Drenica) 3
  • Mendurim Hoti (Feronikeli) 3
  • Arbër Hoxha (Ballkani) 3
  • Arbnor Muja (Trepça 89’)
  • Gerhard Progni (SC Gjilani) 3
  • Kastriot Rexha (Feronikeli) 3
  • Visar Berisha (Ballkani) 2

 

-->