Sulmuesi 29-vjeçar i befason të gjithë me këtë që po bën

Futboll 15 Janar 2020 08:34

Sulmuesi i Lokomotivës së Moskës, Fedor Smolov, është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik, për shkak të ngjarjeve të fundit të jetës së tij private.

Sulmuesi 29-vjeçar pritet të martohet së fundmi, por vajza me të cilën ai do të lidhë kurorë është minorene. Lojtari i ka bërë propozim për martesë Maria Jumashevas, e cila është vetëm 17 vjeç dhe ka marrë një përgjigje pozitive nga ana e saj.

Mosha e dy personave nuk është një problem për prindërit e tyre, të cilët e kanë pranuar diçka të tillë, por kjo ka ngjallur reagime të shuma në Rusi.

-->