Sulmuesi holandez shumë afër kalimin në Barcelonë, blen edhe shtëpinë atje

Futboll 04 Maj 2021 13:14

 Sulmuesi holandez, Memphis Depay prej kohësh është shprehur se dëshiron të luajë për një skuadër të madhe, duke lënë nënkuptohet se Barcelona do të jetë destinacioni i ardhshëm, përcjell Insporti.

Dihet se Depay do të largohet nga Lyoni si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Sipas asaj që raporton “Mundo Derportivo”, 27-vjeçari holandez është parë në Barcelonës, aty ku tashmë ka blerë shtëpi dhe është gati të vendoset.

Ish-futbollisti i Manchester United ka blerë shtëpi në lagjen Pedrables, në një zonë që është e banuar vetëm me persona të pasur.

-->