Sulmuesi i Kombëtares lëndohet rëndë dhe shfaqet me paterica (FOTO)

Kombëtarja 11 Janar 2019 13:41

Eros Grezda është rikthyer në stërvitje pas pushimeve te Rangers, por gjërat nuk kanë shkuar mirë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

Nga Spanja, ku ekipi i tij po kryen fazën përgatitore nuk kanë ardhur aspak lajme të mira.

Sulmuesi është dëmtuar në stërvitje dhe është fotografuar me paterica.

Image

Raportimet e lidhin atë me një dëmtim të përpara disa kohëve kur luante ende në Kroaci, megjithëse, nuk dihet periudha e riaftësimit.

Sipas asaj që raporton “Daily Record”, Grezda ka probleme me kyçin e këmbës.