Sulmuesi kosovar, pas Gjermanisë e Tajlandës, te Flamurtari i Vlorës

Futboll 20 Gusht 2019 23:25

Flamurtarit ka zyrtarizuar një tjetër futbollist në kuadër të përforcimeve të skuadrës për sezonin e ri.

Vlonjatët kanë afruar në ekip, sulmuesin kosovar Bajram Nebihi. 31-vjeçari, i cili ishte pjesë e Ballkanit në Superligën e Kosovës, ka luajtur për një kohë të gjatë në Gjermani, në periudhën 2011-2016, me ekipe si Augsburg, Union Berlin, Landsberd apo Ampfing.

Më tej, ai ka vijuar karrierën në Tailandë, ku gjatë periudhës 2017-2018, ka shëtitur në ekipe si Port FC, Chaingrai, apo Chonburi. Pasi luajti 8 ndeshje në Superligën e Kosovës, ku shënoi edhe 1 gol, tashmë Nebihi është bashkuar me Flamurtarin.