Sulmuesi që dështoi te Chelsea po kërkohet nga dy gjigantët e Bundesligas

Futboll 07 Janar 2019 11:24

Sulmuesi i Chelseat, Alvaro Morata është në qendër të vëmendjes së transferimeve të klubeve gjermane.

Gjersa shënoi dy herë në fitoren ndaj Nottingham Forestit në kuadër të FA Cup, e ardhmja e spanjollit edhe këtë muaj mbetet e turbullt.

Marca shkruan sot se Borussia Dortmund dhe Bayern Munich i kanë bërë oferta konkrete londinezëve për spanjollin.

Bayern janë gjithashtu në bisedime për bashkëlojtarin e Moratas, Callum Hudson-Odoi.

AC Milan dhe Sevilla gjithashtu kanë zgjuar interesimin e tyre për ish-lojtarin e Real Madridit.

Shefi i Chelseat, Maurizio Sarri do të ndalojë largimin e futbollistit nëse mund të gjendet një zëvendësim.

Gonzalo Higuain shihet si lojtari pasardhës në fazën e sulmit të klubit të presidentit Roman Abramovich.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 47 paraqitje për anglezët dhe ka shënuar 16 gola.