Sulmuesi shqiptar befason Barcelonën me kërkesën e tij të fundit

Futboll 15 Shtator 2020 09:49

Rey Manaj përgatit largimin e tij nga Barcelona. Sulmuesi i kombëtares shqiptare pas 6 muajsh në radhët e Barcelonës kërkon të ndërrojë ambient pasi synon të luajë në nivele më të larta dhe jo në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

Fillimisht u përfol për interesimin e dy klubeve të Serie A që kërkonin shërbimet e kuqeziut Veronës dhe Udineses, por nëse Hellas e hodhi vëmendjen nga një tjetër futbollist shqiptar talenti shqiptar Andi Zeqiri që luan në Zvicër, Udinese nuk shfaqi interes konkret për Manajn.

Sëfundmi në skenë për të marrë futbollistet e sulmuesit lushnjar ka dalë klubi i sapongjitur në Segunda Division, kategorinë e dytë të futbollit në Spanjë CD Castellon. Barcelona e bleu Manajn nga Albacete për 700 mijë euro ndërsa nga shitja e tij te Castellon kërkon të arkëtojë rreth 1 milion euro.

-->