Sulmuesi shqiptar i Chelseat: Dua ta kaloj Drogbën

Kombëtarja 02 Mars 2021 14:41

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është duke kaluar formë shumë të mirë në kampionatin holandez te Vitesse, ku është huazuar nga Chelsea.

19-vjeçari me të zbritur në Holandë ka treguar cilësitë e tij derisa ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë dy asistime në 20 paraqitje.

Kjo ka bërë që synimet e tij të rritën derisa ai në një intervistë për Gola.com, ka treguar edhe objektivin që ka.

“Ronaldo është i pabesueshëm, ndoshta sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Unë dua të kthehem të Chelsea, tani po i afrohem moshës kur ishin yjet si Lampard, Didier Drogba dhe John Terry. Duke luajtur unë do të provoj dhe do ta tejkaloj Didier Drogban”, ka thënë Armando Broja.

-->