Sulmuesi shqiptar ia “shkel” syrin Lampardit, shënon në derbin londinez

Armando Broja vazhdon të tregojë formën e tij shumë të mirë me grupmoshat e reja të Chelseat teksa ditën e sotme i ka dhënë fitoren ekipit të tij në derbin ndaj Tottenham.
Sulmuesi shqiptar ka startuar ndeshjen si titullar mes ekipeve të U-23 vjeçarëve edhe pse është në moshën 18 vjeçare.
Armando Broja e ka shpërblyer besimin e dhënë nga klubi i Chelseat, duke shënuar vetëm 8 minuta nga përfundimi i ndeshjes dhe i ka dhënë fitoren minimale 0-1 ekipit të tij.
Sulmuesi 18 vjeçar është duke bindur si me moshat U-18, U-20 dhe U-23. Një ecuri mjaft pozitive e cila shumë shpejt mund t’i shërbejë si katapult për ekipin e parë i cili stërvitet nga Frank Lampard.
Broja ka shënuar me të gjitha ekipet zinxhire të Chelsea dhe i ngelet vetëm promovimi në ekipin e parë.
Armando Broja's late strike sees #CFCDev continue the unbeaten league start into the New Year!
Well done, lads ? pic.twitter.com/KpkSwPJ2KX
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 6, 2020