Sulmuesi shqiptar në ballinat e gazetës së njohur

Kombëtarja 17 Prill 2021 16:39

Myrto Uzuni përfundon në faqen e parë të gazetës greke “Sport Time” e cila raporton lajmin e bujshëm se Olympiacos interesohet për shërbimet e futbollistit të kombëtares Shqiptare, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon në kampionatin hungarez me Ferencvaros.

Me 13 gola dhe 6 asiste në të gjitha kompeticionet me kampionët e Hungarisë, Uzuni ka rënë në radarët e drejtuesve të Olympiacos të cilët e vlerësojnë për cilësitë që sulmuesi shqiptarë zotëron ndërkohë që e kanë ndjekur me vëmendje edhe në ndeshjen e Championsit ndaj Juventusit në Allianz Stadium, ku futbollisti kuqezi realizoi gol.

Myrto Uzuni: Rebrov is the best coach I've ever worked with - NSO

Ferencvaros e bleu kartonin e Uzunit për 1,8 milionë euro nga Lokomotiva e Zagrebit një vit më pare. /Insporti.com/

-->