Sulmuesi shqiptar në mes të Kosovës, Zvicrës dhe Shqipërisë ëndërron “Euro2020”

Sulmuesi shqiptar i Florian Kamberi është shprehur se duhet të largohet nga skuadra skoceze, Hibernian për ëndrrën “Euro2020”.
I lindur në Zvicër, por prindërit nga Kosova, i talentuari Kamberi ende nuk ka vendosur se për cilin vend të luajë.
Kamberi ka mundësi të luajë për Kosovë, Shqipërinë dhe Zvicrën.
Ai ka kaluar në të gjitha grupmoshat e reja të zviceranëve, por asnjëherë nuk ka marrë ftesë nga kombëtarja A. “Qëllimi im i madh është që të luajë futboll ndërkombëtar, një qind për qind. Kam mundësi të luajë për tri kombe dhe secila nga këto kombe do të jetë një privilegj për mua, në veçanti nëse do të ishte në turne si kampionati evropian ose botëror”, ka thënë Kamberi për The Sun, transmeton Insporti.com.
Kamberi në këtë sezon ka humbur vendin e titullarit në skuadrën skoceze dhe ky është problemi kryesor i tij, pasi ka një minutazh shumë të vogël. “Por, për të arritur këtë qëllim duhet të luani rregullisht në klubin ku luani dhe unë këtë nuk e kam dhe do ta konsiderojë largimin. A ekziston shansi që unë të luajë në “Euro”? Po, nëse unë luajë çdo fundjavë dhe shënojë gola rregullisht, atëherë do të jetë një mundësi”, ka shtuar ai.
Kamberi ka shtuar se është i gatshëm të luajë për Kosovën dhe Shqipërinë, nëse i ofrohet mundësia. “Është e vështirë të di se cila është mundësia më e mirë, sepse nuk e di se çfarë mendojnë këto shtete për mua. Unë kam lidhje me secilin shtet. Jam rritur në Zvicër dhe e kam familjen atje. Të dy prindërit i kam nga Kosova dhe atje kam qenë shpesh për pushime. Shqipëria është si një vëlla për Kosovën, pra do të ishte e njëjtë për mua në fund të ditës. Nuk kam ndonjë preferencë, unë kurrë nuk do të them se kjo ishte zgjedhja ime para të tjerave. Do të jetë një privilegj t’i përfaqësojë. Nuk jam ftuar asnjëherë nga asnjëra, jam duke pritur”, ka përfunduar Kamberi.
Sulmuesi 24 vjeçar këtë sezon në kampionatin skocez është paraqitur në vetëm shtatë ndeshje duke shënuar një gol.
Në tri ndeshjet e fundit ka humbur vendin e titullarit në formacionin e trajnerit, Boss Heckingbottom, i cili ka preferuar Christian Doidge para sulmuesit shqiptar.
Kamberi në të kaluarën ka luajtur për Grasshopper dhe Karlsruher. /Insporti.com/