Sulmuesit të Vushtrrisë i vjen një ofertë interesante nga Italia

Futboll 29 Korrik 2020 11:31

Talenti i futbollit kosovar, Drilon Fazliu, ishte një ndër lojtarët që shkëlqeu në këtë edicion të Sueperligës së Kosovës në futboll.

Fazliu shënoi tetë gola për skuadrën e Vushtrrisë e cila nuk arriti që të mbijetojë në elitën e futbollit kosovar.

Image

19-vjeçari u vlerësua lart për paraqitjet e tij edhe nga trajnerët ndërkohë që së fundmi i ka ardhur një ofertë për t’u transferuar jashtë vendit.

Klubi në Ligën e Katërt të Italisë (Serie D), Gallipoli Football 1909 mund do të jetë destinacioni i radhës i futbollistit vushtrrias.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i FC Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi.

“Interesim për Drilonin ka shfaqur skuadra e Gallipolit në Itali. Ende nuk kemi marrë ndonjë vendim. Për Drilonin po interesohet në Kosovë edhe skuadra e Llapit. Driloni ka kontratë me Vushtrrinë edhe për dy vite dhe ne jemi të interesuar që ta ndihmojmë lojtarin që ta ndërtojë një karrierë profesionale, por pa e dëmtuar klubin tonë”, ka thënë i pari i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi për “Zeri.info”.

Image

Trajneri i Gallipolit së fundmi është emëruar Antonio Toma, i cili në këtë edicion e ka drejtuar Vushtrrinë.

“Timonieri” italian i njeh shumë mirë cilësitë e Fazliut.

Driloni tash e tri vite është pjesë e Vushtrrisë.

Ai më parë ka luajtur për Shkollën e Futbollit “El Clasico”.

-->