Super derbi Juventus – AC Milan, formacionet e mundshme

Futboll 09 Maj 2021 11:03

Sot zhvillohet derbi kryesor në Serie A, ku do të takohen Juventusi dhe AC Milan, shkruan Insporti.

Ky duel pritet të jetë përcaktues se cila skuadër do të paraqitet në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Juventusi gjendet në pozitën e katërt me 69 pikë, por edhe Milani ka 69 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë.

Skuadrat janë të kompletuara dhe pa lëndime, për Milanin, Mandzukic është në dyshim dhe Castillejo mungon.

Formacionet e mundshme të skuadrave:

Juventus, 4-4-2: Szczesny, Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro, Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa, Morata, Ronaldo.

AC Milan, 4-2-3-1: Donnarumma, Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez, Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Diaz, Calhanoglu, Ibrahimovic.

-->