Super derbi Manchester United – Chelsea (Formacionet)

Futboll 25 Shkurt 2018 10:12

Derbi i sotëm në Premier League zhvillohet në “Old Trafford” në mes Manchester United dhe Chelsea, derisa të dy skuadrat do të kërkojnë të dalin nga kjo ndeshje me fitore. Përpos mbajtjes së hapit me City-n e Liverpool, është edhe inati personal që ekipet kanë në mes vete, duke filluar nga trajnerët e deri tek lojtarët.

Chelsea kohëve të fundit po kalonte nëpër një formë jo edhe aq të mirë, ku kanë pasur vështirësi në marrjen e tre pikëve të plota. Mirëpo fitorja e fundit në Premier League dhe barazimi me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, duke treguar një paraqitje shumë të mirë, kanë bërë që të kthehet shpresa tek “Blutë” e Londrës.

Në anën tjetër, Manchester United në pesë ndeshjet e fundit kanë hasur në disa pengesa, megjithëse në shtëpi kundër Chelsea-t kanë përparësi historikisht. Sa herë që këto dy skuadra janë takuar, golat nuk kanë munguar asnjëherë dhe e njëjta gjë pritet të ndodh edhe sot në “Old Trafford”.

Pesë përballjet e fundit në mes tyre, kanë përfunduar me vetëm një fitore të “Djajve të Kuq”, derisa Chelsea ka shënuar 3 fitore dhe vetëm një herë ndeshja kishte përfunduar me barazim. Mirëpo fitorja e United dhe 3 fitoret e Chelsea-t, kanë ardhur si nikoqir, kurse përballja e fundit që u zhvillua në “Stamford Bridge”, solli një spektakël të vërtetë dhe “Blutë” arritën fitore me rezultat minimal përmes golit të Alvaro Morata-s.

Të dyja ekipet do të paraqiten me 11-shën më të mirë që kanë ne dispozicion dhe më poshtë mund të shihni formacionet që parashikohet se do të paraqiten sot.  /Insporti.com

-->