Super Ernest Daka – pari në Brezovicë

Motosport 25 Korrik 2021 18:02

Ernest Daka është fitues i garës në Brezovicë, e katërta e disiplinës malore për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Veterani Daka, anëtar i DTM-së, ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme me BMW M3 dhe deri te fitorja në shtegun me gjatësi prej 7.7 kilometrash ka arritur me kohën 04:12.684 minuta.

Pozita e dytë në plasmanin i takoi Gazmend Demollit të Prishtina RT, i cili me Audi S3, i cili në krahasim me fituesin u vonua për 03.026 sekonda, ndërsa podiumin e fituesve e plotësoi Bardhyl Canolli i Eurogoma RT.

Në plasmanin ekipor, në pozitën e parë u rendit Racing Team Prishtina, pozita e dytë i takoi Prizrenit D&G, ndërsa e treta AK Ferizajt.

Racing Team Prishtina, në konkurrencën ekipore, është shumë afër titullit të kampionit në disiplinën malore dhe në auto sllallom.

Rezultatet komplete të garës në Brezovicë mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm:

https://www.facebook.com/kstimingteam/posts/845141612790687

-->