Super Francë në pjesën e dytë – e barazon rezultatin kundër Belgjikës
Futboll
07 Tetor 2021
22:18

Francezët kanë ngushtuar epërsinë në ndeshjen e gjysmë finales së Ligës së Kombeve kundër Belgjikës.
Goli erdhi në pjesën e dytë në minutën e 62-të të ndeshjes.
Autori i golit ishte Karim Benzema i cili me anë të një goditje të fuqishme gjeti rrjetën e belgeve.
Rezultatin momental është 2-1 në favor të Belgjikës.
Ndërsa në minutën e 67-të është akorduar një penallti për francezët pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Anotine Griezmann.
Francezët kanë treguar saktësinë e tyre nga pika e bardhë të cilën e ka ekzekutuar Kylian Mbappe.