Super gol i Milot Rashicës (VIDEO)

Futboll 10 Gusht 2019 21:42

Milot Rashica e ka gjetur veten në mesin e realizatorëve për Werder Bremenin në ndeshjen e cila po luhet në kuadër të Kupës së Gjermanisë kundër Delmehorst.

Rashica shënoi në minutën e 37-të për epërsinë prej 3-1 të skuadrës së tij, ndërsa tani rezultati është 4-1 për skuadrën e Rashicës.

Ylli kosovar mori për mrekulli topin në zonë pas asistimit nga Eggestein dhe qëlloi fuqishëm në portë.

-->