Super gol nga Lewandowski – Polonia ngushton avantazhin e Suedisë

Futboll 23 Qershor 2021 19:27

Është duke u zhvilluar ndeshja e xhiros së fundit në grupin E, ndërmjetë Suedisë dhe Polonisë.

Rezultati momental është 2-1, në të mirë të Suedisë.

Emil Forsberg ka arritur që vetëm pas 120 sekondave të para të kaloj në epërsi Kombëtaren e Suedisë.

GOLI I SUEDISË:

Në minutën e 59’të, i njëjti lojtarë, Emil Forsberg, dyfishoi epërsin e Suedisë, por vetëm pas dy minutave, Robert Lewandowski, ka arritur të shënoj edhe golin e tij të dytë në këtë Kampionat Evropian.

GOLI i LEWANDOWSKIT:

Suedia ka 7 pikë për momentin dhe pozicionohet në vendin e parë, kurse Polonia do të eliminohet nëse humb ose barazon sot. /Insporti.com/

-->