Super-Kasami, shënon dy gola në Zvicër

Futboll 05 Gusht 2018 17:45

Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, ka shënuar gola për skuadrën e Sionit në fitoren që skuadra e tij po e shënon ndaj Xamaxit në xhiron e tretë të Superligës së Zvicrës me rezultat 3:0, transmeton Insporti.

Futbollisti nga Struga shënoi në minutat 37-të dhe 40-të, dy golat e parë në ndeshje.

Pajtim Kasami më parë ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Zvicrës, mirëpo në Kampionatin Botëror që u zhvillua në këtë vit në Rusi, nuk u preferua nga përgjegjësi Vladimir Petkovic. /Insporti.com/

-->