Super-lajm për Edon Zhegrovën nga gazeta më e madhe zvicerane

Kombëtarja 15 Prill 2019 12:17

Reprezentuesi kosovar, Edon Zhegrova, është përfshirë në formacionin e javës në Zvicër nga gazeta e madhe zvicerane “Blick”.

Zhegrova ishte titullar për herë të parë në barazimin pa gola ndaj Grasshopers, shkruan Insporti.com.

Ai ishte në fushë për 75 minuta dhe gjatë këtyre minutave ai tregoi se është në formë të mirë.

20 vjeçari deri më tani ka bërë katër paraqitje për gjigantin zviceran.

Kujtojmë se Zhegrova në afatin kalimtar të dimrit u huazua në Basel nga skuadra e Genkut në Belgjikë. /Insporti.com/

Image