Super lajm për fansat e NBA – Kevin Durant pritet të rikthehet sonte nga lëndimi

Basketboll 03 Mars 2022 20:44

Ylli i Brooklyn Nets, Kevin Durant mund të rikthehet sonte nga lëndimi.

Superylli i Brooklyn Nets, Kevin Durant është planifikuar të rikthehet nga lëndimi që ai pësoi muaj më parë.

Ai ishte jashtë që nga 15 janari pas lëndimit që mori në gju në ndeshjen ndaj New Orleans Pelicans dhe pritet të rikthehet sonte kundër Miami Heat.

Rikthimi i Durant do ishte një hap drejt arritjes së sukseseve për Nets pasi ai është një lojtar kyç.

Durant ka regjistruar këtë sezon një mesatare prej 29.2 pikëve, 7.4 kërcimeve dhe 5.8 asistimeve. 

-->