Super Muriqi, ia siguroi fitoren Lazios me golin e tij me kokë

Kombëtarja 21 Janar 2021 23:22

Lazio ka shënuar fitore ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të 1/16 të Kupës së Italisë, duke kaluar në çerekfinale.

Vedat Muriqi luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje ku kishte një paraqitje shumë të mirë.

Në pjesën e parë Muriqi fillimisht ë në rastin e parë qëlloi shtyllën në minutën e 14-të pas një goditje të mirë.

Shtatë minuta më vonë u ndalë nga portieri Simone Colombi, edhe pse goditja ishte  e fuqishme

Pas këtyre rasti erdhi edhe goli i Lazios, kur shënoi Marco Parolo në minutën e 23-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Parma ishte më serioz, kur rrezikoi disa herë.

Valentin Mihaila i barazoi shifrat në minutën  83-të të ndeshjes, duke shënuar për 1-1.

Por në minutën e fundit të kohës së rregullt një goditje me kokë e Vedat Muriqit u kthye në gol për 2-1.

Lazio pas kësaj fitorje kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë.

-->