Super ofertë për yllin e Real Madrid, Marco Asensio

Futboll 14 Mars 2018 14:24

Marco Asensio, po kalon një formë fantastike tek skuadra mbretërore e Real Madrid dhe kjo ka bërë që të tërheq vëmendjen e ekipeve të mëdha evropiane.

Duke marrë parasysh se presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, ka nevojë të mbush arkën për të financuar “revolucionin” e tij të verës, ekipe të mëdha do të mundohen të shfrytëzojnë këtë moment, duke tentuar të transferojnë disa prej yjeve të Real Madrid.

I fundit ka qenë edhe interesimi i skuadrës londineze të Chelesa-t, që janë duke planifikuar një ofertë të majme për Asensio-n, e cila shkon në 135 milionë euro.

Megjithatë, vetëm nëse edhe lojtari spanjoll joshet nga ndonjë ofertë e mirë nga “Blutë” e Londrës, përndryshe Perez nuk do të mundohet ta largojë Asensio-n nga “Santiago Bernabeu”, pasi 22 vjeçari vlerësohet si një pjesëtarë shumë i rëndësishëm i ekipit mbretëror. /Insporti.com