Super përballje Chelsea – Manchester United, formacionet e ndeshjes

Futboll 30 Tetor 2019 11:35

Chelsea dhe Manchester Unitedi do të ndeshen sot (e mërkurë) mes vete në kuadër të Kupës EFL e njohur ndryshe si Carabao Cup.

Blutë janë nikoqir të Djajve të Kuq në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tën e Kupës Carabao, e cila zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 20:30.

Ekipi i Frank Lampardit vjen në këtë ndeshje nga një formë e lartë në Ligën Premier dhe pret fitore për të kualifikuar tutje në raundin tjetër.

Në anën tjetër, ekipi i Ole Gunnar Solksjaerit po përjeton një formë jo të mirë dhe do të synojë befasinë nga kjo ndeshje.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të bëjnë disa ndryshime për këtë ndeshje, por sigurisht që do të ketë edhe titullar të padiskutueshëm.

Në këtë raund zhvillohet vetëm një ndeshje dhe fituesi kalon në çerekfinale të EFL Cup.

Chelsea: Caballero; James, Zouma, Guehi, Emerson; Kovacic, Jorginho, Gilmour; Hudson-Odoi, Batshuayi, Pedro.​

Man Utd: Romero; Jones, Maguire, Rojo; Wan-Bissaka, Fred, McTominay, Williams; Lingard, Mata; Rashford