Super top i Amir Rrahmanit, nuk u shfrytëzua nga futbollisti i Veronas

Kombëtarja 15 Shtator 2019 22:12

Hellas Verona po luan me një lojtar më pak në ndeshjen kundër Milanit, pasi sulmuesi, Mariusz Stepinski u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 21’.

Sidoqoftë, Verona nuk ishte shumë inferiore ndaj Milanit, edhe pse këta të fundit kontrolluan më shumë ndeshjen gjatë 45 minutave të parë.

Në një moment, Amir Rrahmani zuri në gjumë mbrojtjen e Milanit, duke dërguar një top fantastik për Mattia Zaccagni, por edhe pse në një mundësi shumë të mirë, dështoi ta dërgojë topin në rrjetë.

Verona po mundet pas 70 minutave lojë, me golin e Piatekut nga penalltia për epërsinë e Milanit.

-->