Super Vedat Muriqi nuk ndalet, realizon për Mallorcan
Futboll
19 Prill 2022
20:07

Dy skuadrat që po luftojnë për mbijetëse në La Liga, Mallorca dhe Alaves takohen sot në Mallorca Estadi, shkruan Insporti.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 2-0 në të mirë të Mallorcas, ku golin e dytë e shënoi sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi.
Në minutën e katërt të lojës shtesë ishte momenti i Vedat Muriqit, i cili gjeti rrjetën me një goditje të bukur nga brenda zonës për 2-0.
Ky është goli i katërt i Vedat Muriqit në La Liga me fanellën e Mallorcas.
Ndeshja fillimisht u hap në minutën e 11-të kur Abdon Prats shënoi për 1-0.