Super ylli i Bayernit flet për objektivat e sezonit

Futboll 20 Shtator 2020 08:50

Sulmuesi i Bayern Munchen, Serge Gnabry premtoi se, ai dhe shokët e skuadrës do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur të tre titujt e fituar në sezonin e kaluar.

Numri 7 i Bayernit që shkëlqeu në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Schalkes duke shënuar tre gola në fitoren 8-0, është i bindur që skuadra do të vazhdojë të ruajë formën e saj.

Sa e lehtë është të përsëritet sezoni që lamë pas?

Duam të bëjmë gjithçka për të fituar sërish. Nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi Bayerni dhe gjithmonë duam vetëm të fitojmë. Fitimi i Championsit ishte një moment që nuk do ta harroj kurrë. Ishte një ëndërr e bërë realitet.

Në këtë sezon do të mbani veshur fanellën me numër 7, çfarë do të thotë kjo për ju?

Është një numër që është mbajtur veshur nga shumë lojtarë të mëdhenj. Është një nder i madh për mua që, duke nisur nga ndeshja e parë, do të kem mbi shpinë numrin 7.

Në kampionatin e kaluar shënuat 12 gola dhe dhatë 10 asistime, çfarë prisni në 2020-2021?

Sigurisht që objektivi është të bëj më mirë se sezoni i fundit, gjithmonë në aspektin personal. Jemi një skuadër e kompletuar dhe me ardhjen e Leroy Sane, jemi bërë akoma më të fortë. Do të jetë më e lehtë për mua të shënoj dhe të jap asistime për shokët e skuadrës.

Jeni gati për startin e kampionatit?

Sigurisht që po, edhe pse kemi vetëm disa javë që stërvitemi intenzivisht. Ishte një situatë e papërjetuar më përpara, por kjo tani pak rëndësi ka.

Kjo do të thotë që Bayerni nuk është ngopur me trofe?

Jo, kurrë. Duam të fitojmë gjithçka edhe këtë sezon. Mendoj që shanset janë reale, edhe pse skuadrat e tjera në Evropë gjithashtu janë forcuar. Do të jetë diçka e bukur të luash sërish për trofeun më të rëndësishëm në botë për klube.

-->